Avionët turq hidhen në sulm kundra Shtetit Islamik

Turqia ka kryer sulmet e para ajrore si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër grupit të Shtetit Islamik.Ministri i jashtëm turk tha se avionët filluan sulmet ndaj ISIS përtej kufirit, të premten në darkë (28 gusht).Turqia ka rritur operacionet e saj kundër grupit militant javët e fundit, duke i dhënë edhe avionëve të Shteteve të Bashkuara akses në bazën ajrore të tyre, shkruan BBC.SHBA-ja ka filluar operimin nga Turqia në fillim të këtij muaji me një seri sulmesh me dron nga baza ajrore Inçirlik.“Avionët tanë luftarakë sëbashku me ato të koalicionit filluan mbrëmjen e djeshme sulmet ajrore kundër ISIS, që janë një kërcëim serioz për sigurinë e vendit tonë,” tha ministry i jashtëm në deklaratën e tij.“ Lufta kundër terrorizmit është prioritet për Turqinë,” thuhej në deklaratë.Rritja e përfshirjes së Turqisë në luftën kundra Shtetit Islamik nisi në korrik pas shpërthimit të një bombe në sheshin e qytezës Suruc ku mbetën të vrarë 32 persona.Avionët luftarakë turk sulmuan Shtetin Islamik në Siri më 24 korrik, por jo si pjesë e operacioneve të koalicionit./Oranews.tv/