Danimarkë-Shqipëri, De Biasi: Sfidë e rëndësishme, të provojmë ta fitojmë
Përfaqësuesja shqiptare është përballë një sfide mjaft delikate kundër Danimarkës përpara se të përballet me Portugalinë në ‘Elbasan Arena’.Trajneri i kuqezinjve Gianni de Biasi për herë të parë në një lidhje interaktive me Skype nga italia u shpreh për vështirësitë e këtij takimi, pa mohuar edhe dëshirën për fitore.De Biasi: "Ndeshja me Danimarken eshte nje sfide kyce per te rrugetimin tone. Do provojm te fitojm, duke u treguar te zgjuar, duhet te jemi te afte te shfrytezojme ato raste qe do na paraqiten, me vendosmeri por pse jo edhe me cinizem. Nuk eshte nje sfide vendimtare por eshte shume e rendesishme. Per momentin jemi pothuajse matematikisht ne play-off, megjithate duhet ti marrim ndeshjet nje e nga nje".Më pas tekniku 59-vjeçar shprehu shqetësimin e tij për faktin se disa lojtarë të kombëtares janë ende pa skuadërDe Biasi: "Fakti qe disa lojtare jane pa skuader eshte dicka qe kufizon aspektin fizik te tyre. Shpresoj qe mos te kete ndikim ne lojen tone, gjithsesi eshte problem. Zgjedhjet e mia do te bazohen tek ajo çka do te verej ne stervitje".Në fund u bë e njohur edhe lista e lojtarëve të grumbulluar për dy takimet e radhës ku nuk kishte supriza të mëdha, përveç afrimit të Berat Djimsitit dhe rikthimit të Amir Rrahmanit.