Mbërrijnë 500 emigrantë sirianë, Maqedonia “i përcjell” drejt Serbisë
500 emigrantë të tjerë, shumica sirianë, kanë zbarkuar në jug të Maqedonisë në qytetin Gevgelija, në afërsi të kufirit me Greqinë.Që aty ata morën trenin në drejtim të veriut të Serbisë, për të nisur më pas itinerarin e tyre të zakonshëm, Hungari, Austri dhe në fund Gjermani.Treni është vënë në dispozicion të tyre nga qeveria maqedonase për ti transportuar në kufirin verior të Serbisë, para se të akomodohen më pas në kapet e përkohshme serbe në jug të vendit.Pas përdorimit të forcës, gazit lotesjellës dhe dhunës, veprime që u kritikuan ashpër nga personalitete europiane, Maqedonia hoqi dorë nga përpjekjet e saj për të frenuar rrjedhën e refugjatëve sirianë.Shumë prej emigrantëve viijnë nga Greqia pasi zbarkojnë aty me anije të nisura nga Turqia. Në kërkimin të një jete me të mirë, larg konfliktit dhe jostabiliteti politik, shumë prej tyre kanë destinacion final Gjermaninë.Sipas të gjitha parashikimeve nga institucionet përkatëse, fluksi i emigrantëve që udhëtojnë nëpërmjet Ballkanit drejt Evropës veriore dhe perëndimore do të vijojë të rritet dhe mijëra të tjerë priten të mbërrijnë në Maqedoni e Serbi.Të paktën 2636 persona kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur vendet e Europës perëndimore.