Rama në Vlorë, grup pune për investimet dhe punësimin
Vjeshta do te jete një muaj i rëndësishëm jo vetëm për ecurine e punëve në qeveri por edhe për ato ne partine socialiste. Kjo parti sot ka hedhur nje hap te rëndësishme për ecurinë e funksionimit të saj në bazë. Kryeministri Edi Rama me struktura në Vlorë dhe deputetë te këtij qyteti vendosen ngritjen e një grupi pune ne që do të fuksionoje në nivel vendor dhe do të jetë në mbikqyrje punësimin dhe investimet.Kryeministri Edi Rama u ndal sot në qytetin e Vlorës ku dhe është mandatuar si i zgjedhur ne Kuvend për të diskutuar me strukturat e Partisë Socialiste te këtij qyteti si dhe deputetet e qarkut. Në këtë takim u hodh ideja e ngritjes së një grupi pune në nivel vendor i cili do të ketë si prioritet punësimin dhe investimet dy elemente qe nuk kane dhene rezultatet e pritshme gjate qeversjes dy vjecare.Sipas burimeve grupi i punës do nis funksionin në shtator dhe do të veprojë në nivel qarku dhe rajoni, pjesë e së cilës do të jenë drejtuesit vendorë, deputetët dhe dy ministra për çdo rajon.Pritet që muaji shtator të sjellë ndryshime të mëdha edhe në riorganizimin e strukturave të PS-së,përfshirë edhe kujdestarinë e deputetëve socialistë në qarqe. Bëhet me dije se ndryshimet do të prekin edhe drejtimin e degëve lokale të PS.Në këtë takim i cili është zhvilluar pa praninë e mediave kanë marrë pjesë deputetë e drejtues socialistë të qarkut të Vlorës midis të cilëve deputeti Koço Kokëdhima,Andrea Marto dhe Mira Shehu. Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e majte te bashkive të qarkut si dhe kreu i këshillit të Sadrit Danaj.Ajo që tërhoqi vëmendje ishte mungesa e deputeteve Valentina Leskaj dhe Fatmir Toçi.