Shakaja e Hilari Klinton: Flokët i kam të vërtetë, ngjyrën jo
Ish-sekretarja e shtetit, aktualisht kandidate e demokratëve në presidencialet amerikane, Hilari Klinton gjatë fjalimit të saj të premten ka bëre bërë një pauzë politike për tu fokusuar tek flokët e saj.Duke iu referuar shqetësimit të Donald Tramp për flokët, ajo tha se shumë njerëz kanë thënë shumë gjëra për flokët e saj dhe ajo e kupton shumë mirë sesi ndihet dhe atë që po kalon Tramp.“Nëse dikush pyet veten nëse flokët i kam natyrale apo false, ja përgjigja. Flokët janë të mitë, kurse ngjyra jo”, tha Klinton, duke iu referuar ngjarjes së ndodhur të enjten, kur një grua u ngjit në skenë për ti prekur flokët Donald Tramp, për të shuar të gjitha zërat dhe dyshimet se ai nuk ka flokë dhe përdor paruke.Kjo ishte mënyra e Tramp për të përgënjeshtruar një artikull të New York Times, në të cilin shkruhej se një radio latine e kishte quajtur atë njeriu me paruke.Klinton shkaktoi shumë të qeshura me sqarimin e saj për flokët dhe më pas iu rikthye reformës së emigracionit dhe problemeve të ndryshme me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.