Bllokimi i makinave me gjoba, qytetarët: Masa drastike, synohet të mbushet buxheti
Drejtuesit e mjeteve e konsiderojnë masë drastike njoftimin e një dite më parë të policsë së kryeqytetit për bllokimin e automjeteve në rast të mos pagesës së gjobave dhe mendojnë se kjo bëhet për të mbushur buxhetin.Ndërsa ky vendim do të hyjë në fuqi nga 1 shtatori një pjesë e qytetarëve kanë nisur të shlyejnë gjobat e marra dhe të bëjnë verifikime për gjoba që i janë vënë pa dijeninë e tyre.Qytetari 1: Nuk më duket i mirë, i rregullt, duhet të ketë një afat kohor, jo pa limit. E ka buxhetin trokeQytetari 2: Duhet të marrë masa të mbledhë gjobat, ajo është masë ekstremeQytetari 2: Unë pres katastofën nga këta, këto sjanë gjë fare.Drejtuesit e mjeteve ankohen edhe për gjobat e vendosura që sipas tyre në shumë raste janë të padrejta.Qytetari 1: "Vendosja e gjobave është vend e pa vend, nuk merret vesh"Qytetari 2: "Kemi patur raste qe nuk i dimë, na kanë ndaluar kemi ardhur i kemi paguar këtu."Policia e kryeqytetit njoftoi një ditë më parë se duke filluar nga 1 shtatori në rast se drejtuesit e mejteve do të kapen me gjoba të papaguara do t’u bllokohet mejti dhë në rast të mos shlyerjes së gjobave brenda 3 muaji do të bëhet konfiskimi.