Pashka e parë e Papa Franceskut: Paqe në të gjithë botën
Papa Franceksu ka bërë një lutje pasionante për paqen në mesazhin e tij të Pashkëve. Rreth 250 mijë njerëz, pelegrinë e turistë ishin mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan në meshën e madhe të një prej ditëve më të rëndësishme të kalendarit të krishterë."Na çliro nga frika dhe bëj të mundur gjithçka që zemra jonë nuk guxon të shpresojë", tha Papa.Papa Francesku bëri thirrje për paqe në mesazhin e Pashkëve, duke përmendur Afrikën, Azinë dhe Lindjen e Mesme, ku ka veçuar mbi të tjerët Sirinë."Sa gjak është duke u derdhur dhe sa vuajtje ka, ndërsa nuk është gjetur një zgjidhje politike" theksoi ati i shenjtë.Në Urbi et Orbi, për qytetin dhe botën, fjalimin të tij Papa Francesku e filloi thjeshtë "Gëzuar Pashkët!"Papa, i cili ka filluar mandatin e tij duke theksuar përulje, vazhdoi: "Krishti u ngjall. Çfarë gëzimi është për mua për të njoftuar këtë porosi ... Unë do të doja që ai të jetë në çdo shtëpi dhe çdo familje, veçanërisht atje ku ka vuajtje. Ne i kërkojmë Jezusit të ringjallur, i cili kthen vdekjen në jetë, të ndryshojë urrejtjen në dashuri, hakmarrjen në falje, luftën në paqe. Paqe për Lindjen e Mesme e sidomos mes izraelitëve dhe palestinezëve, që përpiqen të gjejnë rrugën e marrëveshjes. Paqe në Irak, që çdo akt dhune të marrë fund e mbi të gjitha për Sirinë e dashur, për popullin e saj të shkatërruar nga lufta dhe për refugjatët që presin ndihmë e ngushëllim", tha Papa.Papa Francesku u zgjodh më 13 mars, duke u bërë i pari papë jo-evropian për gati 1.300 vjet. Ai zëvendësoi Benedikti XVI, i cili mbajti postin për tetë vjet dhe u bë papa i parë në më shumë se 700 vjet që dha dorëheqjen, duke thënë se ai nuk kishte fuqinë fizike për të vazhduar.Raportet thonë se 76 vjeçari Papa Francesku ka vendosur tashmë një stil të ri në Vatikan, duke u bërë i prekshëm për njerëzit e zakonshëm dhe duke shprehur mendimet e tij në një mënyrë bisedor që është e lehtë për të kuptuar. Ai ka befasuar shumë prej klerikëve që punojnë në Vatikan.