Lideri i opozitës armene ndërpret grevën e urisë

Kandidati presidencial në Armeni, Raffi Hovannisian, ka ndërprerë sot grevën e urisë me të cilën kundërshonte “rezultatet e manipuluara” të zgjedhjeve të muajit të kaluar.Sipas rezultateve zyrtare, presidenti Serzh Sarkisian, ka fituar më shumë se 58 për qind të votave më 18 shkurt, ndërsa Hovannisian ka dalë i dyti me 37 për qind.Lideri i opozitës u ka thënë mbështetësve të tij se do që të mbledhë energji për të vazhduar punën e tij politike.Hovannisian po ashtu u ka bërë thirrje mbështetësve që të protestojnë më 9 prill, në ditën kur inaugurohet Sarkisian.