Itali,dështojnë bisedimet për krijimin e qeverisë së re

Udhëheqësit e partive në Itali, së bashku me presidentin, kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për t’i dhënë fund ngërçit politik, që ka pasuar zgjedhjet e shkurtit.Parlamenti është i ndarë në tre blloqe, por secili pa vende të mjaftueshme për të formuar i vetëm qeverinë.Zyra e presidentit Giorgio Napolitano ka thënë se kreu i shtetit ka kërkuar pak kohë për të gjetur një zgjidhje.Analistët thonë se Napolitano mund t’i kërkojë një figure jashtë partive politike që të formojë qeverinë, një marrëveshje e ngjashme me atë që ka sjellë Mario Montin në pushtet më 2011.Qeveria e tij teknokratike mbetet në detyrë derisa të formohet qeverita e re.Nëse dështon të formohet qeveria, mund të zhvillohen zgjedhje të reja.Bllokimi po vonon reformat që mund të ndihmojnë ringjalljen e Italisë së zhytur në recesion.