Pakistan, bombë në shkollë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2013, 10:38
Në Karachi të Pakistanit, disa militantë kanë lëshuar një bombë dore në një shkollë duke shkaktuar plagosjen e gjashtë fëmijëve dhe një të rrituri.Ndërsa në një atentat tjetër, kësaj radhe në Mardan, një kamikaz ka shkaktuar vdekjen e një polici.Kamikazi ka sulmuar një patrullë policie që ndodhej pranë një merkate.Pakistani ka vite që përballet me militantizmin në rritje dhe përshkallëzimin e dhunës midis komuniteteve të ndryshme fetare në vend.