Obama, thirrje për bashkëpunim partiak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2013, 10:53
Presidenti amerikan Barack Obama u ka bërë thirrje ligjvënësve që të bëjnë përpjekje për të rindërtuar infrastrukturën amerikane.Duke folur në portin e Majemit sot, presidenti Obama tha se ndërtimi i porteve më të mira dhe urave nuk është çështje partiake.Ai e inkurajoi qeverinë që të punojë me biznesin anembanë vendit me një propozim që ai e quajti “një partneritet për të rindërtuar Amerikën”.Propozimi që fillimisht u pëmend në fjalimin e presidentit Obama drejtuar vendit, ka të ngjarë që të hasë në kundërshtimin e republikanëve në Kongres, ndërsa ligjvënësit po përpiqen që të bien dakort për shkurtimin e defiçitit buxhetor qeveritar.