Aganistan, vriten dy fëmijë nga një sulm i NATO-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2013, 15:48
Zyrtarët në Afganistan kanë bërë të ditur se dy fëmijë afganë dhe nëntë militantë talibanë kanë humbur jetën nga një sulm i NATO-s në provincën Ghazni.Zëdhënësi i NATO-s, major Adam Wojacks, ka thënë se sulmi ka qenë përgjigje e një sulmi taliban në një post-bllok të policisë.Ai ka thënë se koalicioni i forcave ndërkombëtare është duke hetuar raportet për viktima civile.Viktimat civile nga sulmet e NATO-s kanë qenë disa herë burime konflikti mes presidentit afgan, Hamid Karzai, dhe aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.