Karzai në Katar për "bisedimet për paqe"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2013, 13:27
Presidenti afgan, Hamid Karzai, është nisur drejt Katarit, ku do të diskutojë për procesin e paqes në Afganistan dhe vendimin për të lejuar talibanët që të hapin një zyrë përfaqësuese në Katar.Zëdhënësi i Karzait, Aimal Faizi, ka thënë se kreu i shtetit do të diskutojë edhe marrëdhëniet dypalëshe me zyrtarët e Katarit.Talibanët kanë refuzuar të flasin direkt me Karzain, duke e cilësuar presidentin afgan si “kukull” të Shteteve të Bashkuara.Karzai do të qëndrojë për vizitë dyditore në Katar.