Ja tempulli Palmira i shkatërruar, IS publikon fotot
Militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar fotografitë dhe pamje teksa vendosin sasi të konsiderueshme të eksplozivit në tempullin në qendër të qytetit Palmira, një akt të cilën UNESCO e cilësoi një krim të mirëfilltë lufte.5 foto janë shpërndarë përmes rrjeteve sociale, që shfaqin militantwt e ISIS që mbajnë fuçi eksplozovi në krahë, teksa e vendosin atë në kënde të ndryshme të tempullit. Imazhet shoqërohen edhe me mbishkrimin "Shkatërrimi total i tempullit pagan Baal Shamin".Militantët e Shtetit Islamik hodhën në erë tempullin e shenjtë të dielën. Tempulli është ndërtuar 2 mijë vjet më parw dhe UNESCO e ka përshkruar atë një simbol të diversitetit historiko-kulturor të Sirisë.UNESCO dënoi gjithashtu vrasjen e arkeologut 82-vjeçar, Khaled Al assad, i cili u kujdes për tempullin në Palmira, për më shumë se 4 dekada. Vetëm pak ditë përpara sulmit në Palmira, zyrtarët sirianë thanë se kanë lëvizur dhe fshehur qindra antikuare e statuja antike, për ti ruajtur nga shkatërrimi. 
/Oranews.tv/