Qeveria shkurton dëmshpërblimet për konfliktet e pronësisë

Qeveria ka shkurtuar me 600 milionë lekë fondin për zbatimin e vendimeve të Strasburgut. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se nga 2 miliardë lekë që ishte fondi në fillim të këtij viti, pas rishikimit të buxhetit ka zbaritur në 1.4 miliardë lekë. Deri më tani, nga ky fond janë përdorur vetëm 482 milionë lekë për zbatimin e 3 vendimeveQeveria shkurton fondin për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut. Pas aktit normativ të rishikimit të buxhetit, të miratuar pak kohë më parë, një ndër zërat që u shkurtua ishte edhe ky fond,  i parashikuar në buxhet si fond kontigjence. Nga 2 miliardë lekë që ishte fondi në fillim u shkurtua në 1.4 miliardë lekë.Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se deri më tani, nga fondi i kontigjencës për Strasburgun janë përdorur vetëm 482 milionë lekë, për zbatimin e tre vendimeve që janë dhënë këtë vit nga kjo Gykatë. Ndërsa që do të trajtohen me fondin e vënë në  dispozicion edhe vendimet e tjera që vijnë.Vendimet e  Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, kryesisht për problematika pronësie, i kanë kushtuar arkës së shtetit shqiptar më shumë se 1.2 miliardë lekë në 9 vitet e fundit. Të zhgënjeyr nga gjykatat vendase, numri i pronarëve që i drejtohet Strasburgut ka ardhur gjithnjë e në rritje, ashtu sikurse edhe vendimet për dëmshpërblim, cka është një barrë shtesë për buxhetin e vogël të shtetit shqiptar./Oranews.tv/