Serbi- Hungari, 3000 mijë emigrantë kalojnë kufirin brenda një nate

Fluksi i emigrantëve në Greqi-Maqedoni-Serbi-Hungari vijon të jetë rekord. Vetem në 24 orët e fundit 2093 emigratë kanë kaluar kufirin mes Serbise dhe Hungarise.Sipas zëdhënëses se Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët UNHCR, Melissa Fleming muajt në vazhdim nuk pritet të ketë një rënie të numrit të emigrantëvë shkruan Repubblica.it.“Flusi ka gjasa të rrite duke parë dhunën në Siri dhe irak si dhe përkeqësimin e situatës në Libi, Turqi dhe Jordani”Fluksi i emigranteve është duke u rritur sidomos edhe nën presionin e ndertimit te murit rrethues përgjat 175 km që kërkon të ndërtojë Hungaria, për ndalimin e emigrantëve. Që në fillim të vitit 2015 në Hungari janë regjistruar 100 mijë azilkë , më shumë se 2-fishi i totalit të vitit 2014. Shifrat në Hungari janë rritur që nga muaji gusht, ku 1500 emigratë kalojnë kufrin cdo dite.Pjesa më e madhe e emigrantëve vijnë nga kufiri grek-maqedonas, ku ditët e fundit janë regjistruar dhe momente tensionimi dhe dhune nga qeveria e Shkupit për ndalimin e tyre./Oranews.tv/