Parqet dhe stacionet në Beograd, qendra kryesore për emigrantët

Parqet e mëdha pranë stacionit hekurudhor dhe stacionet e autobusëve në Beograd janë kthyer në qëndrat kryesore për emigrantët, ku janë ngritur edhe kampingje, në të cilat refugjatët pushojnë përpara se të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt Hungarisë, prej nga ku shpresojnë të arrijnë vendet e BE-së.Destinacioni i tyre mbetet Gjermania apo vende të tjera të pasura të Europës."Dua të shkoj në Gjermani, nga Serbia, Hungaria, Austria dhe më pas në Gjermani. Dua një jetë të mirë, një punë në Gjermani dhe dua të studio atje".Bilal nga Siria ka kaluar 3 muaj në Turqi përpara se të mbërrijë në Beograd."Qëndrova 3 muaj në Stamboll, pastaj kalova në Greqi 2 ditë dhe tani kam 2 ditë në Beograd".Shumica prej tyre e shohin Hungarinë si murin që duhet kapërcyer për në Europë. Për shkak të fluksit të refugjatëve, edhe Bullgaria ka shtuar masat në kufi me Maqedoninë, duke dërguar atje automjete të blinduara. Ministri bullgar i Mbrojtjes,  Nikolay Karaivanov publikoi masat që janë ndërmarrë në kufi.E tensionuar situata mbetet në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, ku mijëra klandestinë qëndrojnë prej ditësh në porte dhe ishuj kryesorë grekë. Hasan Elsalah, një farmacist nga Siria thotë se ka paguar 1400 dollarë për të kaluar me një varkë të vogël nga Turqia për në ishullin Kos."Ne jemi të vdekur në Siri apo në det çfarë rëndësie ka. Tashmë shohim me shpresë nga e ardhmja. Kemi humbur njerzit tanë, shtëpitë, gjithcka".Deri më tani, për 7 muajt e parë të vitit, nga Greqia kanë kaluar kufirin mbi 125 mijë refugjatë, 750% më shumë në krahasim me një vit më parë.