Shtylla në rrugë, banorët e Fierit: Burim aksidentesh, duhet të zhvendoset
Banorët e fshatit Plyk, në njësinë Portës, rrezikojnë jetën nga një shtyllë e tensionit të lartë që me sistemin e rrugës së re, ka dalë në mes të saj. Banorët thonë se përvecse burim aksidentesh, shtyllës rrezikojnë ti këputen dhe telat, pasi nuk plotëson asnjë kusht teknik, ndërkohë që ndodhet pak metra nga banesat.Një shtyllë e tensionit të lartë po kthehet në burim aksidentesh për banorët e fshatrave Plyk, Kraps dhe Lalar në Fier, pas zhvendosjes se rrugës së re Fier-Lalar.E ndërtuar në vitin 1998, ndodhet pak metra nga banesat, duke mos plotësuar asnjë kusht teknik, dhe duke penguar qarkullimin normal të automjeteve.Fier, banorët:“Duhet të hiqet sepse mund të vritet një njeri aty. Kur të vritet atëherë po, do dali një pasojë e keqe.” “Para 2 vjetëve u këput. Na mori shtëpia korrent, shkuam dhe në polici që e denoncuam dhe erdhën ata e vunë këtë telin. Prap nuk është i përshtatshëm sepse duhet me kabëll.Distanca është 90 m kur duhet të jetë 45 m shtylla nga shtylla.”“Do e heqim sot, do e heqim nesër dhe nuk është hequr akoma.”Punimet për rikonstruksionin e rrugës ishin një mundësi për zhvendosjen e shtyllës së tensionit të lartë, por funksionarë të ish komunës Portës, thonë nuk kanë fonde për këtë gjë.
/Oranews.tv/