Pirgje mbetjesh në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, rrezik nga epidemitë
Rruga nacionale Peshkopi-Tiranë është e pushtuar nga mbeturinat.Përgjatë aksit, pirgjet e mbetjeve vegjetojnë prej gati një dekade dhe situata më e rënduar është në Maqellarë, ku në një gjatësi prej 500 metra shtrihet edhe vargu i mbeturinave.Përvec ndotjes, rrezikojnë dhe përhapjen e sëmundjeve infektive, teksa në to shikon të rrëmojnë edhe fëmijë.Edhe pse zëri për këtë problem eshtë ngritur disa herë, por asgjë nuk ka ndryshuar.Drejtuesi e makinave shprehen: "Ka mbi 10 vjet që këto meturina ndodhen këtu. Nuk merret vesh se çfarë bëhet.""Duhet të hiqen sepse janë problem dhe burim sëmundjesh, por nuk kanë ndërmend të bëjnë asgjë."Rreth një vit më parë Ministria e Mjedisit ndërmori një aksion kombëtar për pastrimin e rrugëve nacionale, e mbështetur edhe nga Ministria e Mbrojtjes. Në atë periudhë u gjobit edhe kryetari i ish komunës Maqellarë./Oranews.tv/