Largohen 8 mijë emigrantë në 12 orët e fundit me 6 tragete

Fundi i sezonit veror ka sjellë fluks në Portin e Durrësit të emigrantëve dhe turistëve të huaj të cilët kthehen në vendet e punës apo në vendlindje. Puna me 30 sportele ka përballuar numrin e madh të kalimeve, ku vetëm në 12 orë kanë lënë Shqipërinë 8 mijë udhëtarë me 1500 automjete.Afro 8 mije pasagjerë  me 1500 automjete janë larguar nga vendi ynë një natë më parë nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit drejt Italisë, me 6 tragete.Pavarësisht numrit të madh të shtetasve shqiptar e të huaj që kthehen pas përfundimit të pushimeve verore në vendet ku ata jetojnë e punojnë, nuk janë shënuar radhë të gjata." Nuk kemi shumë që presim, rreth 15 minuta. Ndryshe nga herët e tjera, sot  jemi në rregull.""Shpresojmë që kushtet  të jenë më të mira, por kanë ecur përpara dhe jam i lumtur për këtë.""Çdo gjë është e organizuar, çdo gjë shkon si duhet dhe ka shumë përparime nga vitet e kaluara" thonë banorët.Për të përballuar fluksin në rritje policia e kufirit në bashkëpunim edhe me kompanite detare po punon me kapacitet të plotë, duke vënë në funksion 30 sportele.Gjatë tre ditëve të fundit, nga Durrësi drejt porteve të Barit dhe Ankonës janë nisur me tragete 27.400 udhëtarë me afro 6030 autovetura./Oranews.tv/