Vdes minoreni në anijen e shpëtimit në Siçili

 Një 15 vjecar me origjinë somaleze ka ndërruar jetë gjatë natës në bordin e anijes "Dignity 1" e organizatës "Medici senza frontiere", ndërsa trasportohej së bashku me 301 emigrantë të tjerë nga ujërat e Kanalit të Siçilisë në portin e Augustës në Sirakuzë. Arsyeja e vdekjes është infarkt në zemër e sipas dëshmitarëve që udhëtonin me të, 15 vjeçari qe rrahur e keqtrajtuar dhunshëm në Libi, për gati tre javë para nisjes së këtij udhëtimi shprese.Minoreni 15 vjecar udhëtonte i pa shoqëruar e ishte pjesë e grupit të emigrantëve të shpëtuar gjatë natës së 23 gushtit nga një anije italiane e rojes bregdetare. Që në momentin e parë të operacionit të shpëtimit gjëndja shëndetësore e tij ishte kritike. Dhe pse kurat mjekësore të mara menjëherë në bordin e klinikës së anijes sollën pëmrirësimin e dukshëm të tij, tragjikisht e në mënyrë të papritur, emigranti 15 vjecar pëson një infakt në zemër, ndërsa anija po udhëtonte drejt portit të Augustës.Dëshmitarët emigrantë tregojnë se organizata kriminale që i mban peng në brigjet libiane deri në momentin e nisjes së tyre drejt Europës, e kish rrahur dhunshëm djaloshin duke e detyruar të kryej punë të rëndë fizike, pa ushqim e ujë.Ndërkohë Policia Italiane ka arrestuar mes 962 emigrantëve të mbërritur në portin e Kaljarit nga operacioni i shpëtimit gjatë natës së 23 gushtit, në ujërat pranë brigjeve libiane, dy skafistë me origjinë nga Tunizia, Hassene Sfar 30 vjec e Chaaben Avbdlmoula 42 vjec, me akuzën e favorizmit të emigracionit klandestinë.