Bashkia cakton penalitetet: 200 mijë lekë kush urinon e pështyn në tokë
Bashkia e Tiranës do tu vendos gjobë individëve ose subjekteve nga 5000 lek deri në 500.000 lekë për ndotjen dhe shkatwrrimin e ambientit por edhe pwr ata që zënë hapësirat publike dhe ndërtojnë pa leje.1- Nga sot hedhja e mbeturinave në rrugë ose jashtë kontenierëve denohet me 50 mijë lekë2- Kryerja e punimeve pa leje dhe ndërtimeve pa leje minimalisht 5 milionë lekë dhe të gjitha shpenzimet e prishjes dhe kthimit në gjendjen e mëparëshme të territorit.3- Shfrytëzimi i paligjshëm i hapësirave publike gjobë 200 mijë lekë plus 3 mijë lekë për cdo metër katror që dikush ja ka marrë publikut.4 Vandalizimi i pronës publike, që do të thotë dëmtim, bllokim ose vjedhje pusetash, urinim, pështyrje apo grafite në rrugë dhe mure, dëmtimi i shtyllave të ndricimit dhe ndricuesve, dëmtimi i pemëve dhe të gjitha këtyre kategorive gjobë me 200 mijë nga bashkia e Tiranës5- Ndotja e rrugëve nga automjetet e rënda me baltë , me llac me vaj gjobë 100 mijë lekë për mjet6- Djegia, zhvendosja, dëmtimi apo vjedhja e kontenierëve 200 mijë lekë për cdo kontenier që preket me dorë7- Ndotja dhe mospastrimi i ambjentit pas aktivitetit tregtar ose kulturor gjobë 50 mijë lekë për çdo aktivitetKryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se ndotësit do të publikohen për të menjanur përsëritjen e këtij veprimi dhe njofoti se janë lidhur kontrata me përmbaruesit për vjeljen e gjoave.Veliaj kishte dhe një porosi për qytetarë nga qytetarë të tjera që vizitojnë Tiranën."Matuni mirë kur të vini në Tiranë. Çfarë do bëjnë bashkitë e tjera nuk e di, por po panë tabelën që lexon Tiranë dhe e kaluan atë tabelë do i nënshtrohen rregullave që ka bashkia. Po na e flliqe Tiranën do të marrim lekët”