Apeli drejtuar kuksianëve: Ngrohuni me gaz, po shkatërrohen pyjet

Zvogëlimi i sipërfaqeve të mbjella me pyje ka sjellë apelin e drejtuesve të Pyjores në Kukës drejtuar qytetarëve. Ata sugjerojnë që përveç konsumatorëve edhe institucionet shtetërore, të përdorin masivisht gazin për ngrohje në dimër.Shkatërrimi i sipërfaqeve të tëra pyjore, në Kukës, ka bërë që ekspertët tu bëjnë apel banorëve që të mendojnë për mënyra alternative për ngrohjen në dimër.Ata sugjerojnë përdorimin e gazit, jo vetëm për konsumatorët por edhe për institucionet shtetërore, për t'u lënë kohë shtimit të sipërfaqeve me pyje.Xhemali Jakupi, inxhinier në DShP Kukës shprehet: "Të instalohen pajisje të reja veçanërishtë për ngrohjen me gaz, me ngrohje qëndrore nëpër shkolla dhe institucione, që përdorimi i lëndës sw drurit të vijë në rënie. Kjo për të balancuar përfundimisht prerjen vjetore në rritje, që ka qënë 1 me 3."Dimri i ashpër, me reshje të dendura dëbore, ka bërë që ndër vite lënda djegëse, dru, të jetë produkti më i përdorshëm për ngrohje. Në Kukës, Has e Tropojë rezultojnë të jenë rreth 107 mijë e 852 hektar sipërfaqe pyjore.