Aksioni kundër informalitetit edhe në farmacitë e klinikat private
Klinikat dentare dhe subjektet që tregotojnë materialet mjekësore dy shërbimet shëndetësore me shkallën më të lartë të informalitetit në vend. Aksioni i qeverisë kundër ekonomisë informale që pritet te nise në shtator do të prek të gjithë shërbimin shëndetësor si spitalet, farmacitë dhe klinikat mjekësore private.Ilir Beqaj: “Ne si Ministri e Shëndetsisë jemi plotësisht të angazhuar për të luftuar me çdo mundësi informalitetin edhe në këtë fushë. Një pjesë më e ndjeshme e këtij formaliteti është në shërbimet dentare dhe në tregtimin e materialeve mjekësore”Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në deklaratën për mediat tha se përvec tatimorëve dhe policisë do të angazhohen dhe dy instiucione shtetërore shëndetësore.Ilir Beqaj: “Ajo çfarë do të bëjnë strukturat që janë nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë dy struktura specifike, agjencia e barnave dhe materialeve mjekësore dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. Këto dy institucione kanë bazën ligjire që të ushtrojnë kontroll për pjesën shëndetsor që kryhet në këto aktivitete.”Kreu i shëndetësisë Ilir Beqaj i bëri thirrje qyetetarëve të mos largohen pa marre kuponin tatimor pas nje sherbimi shendetesor./Oranews.tv/