Kosova dhe Serbia firmosin 4 marrëveshjet

Kosova e Serbia kanë mbyllur me 4 marrëveshje të nënshkruara bisedimet në Bruksel.Pas një ditë të gjatë bisedimesh, delegacionet e dy shteteve sigluan formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, ngritjen e parkut të Paqes sikurse zgjidhën mosmarrëveshjet për Telekomunikacionin dhe Energjinë.Suksesit të bisedimeve shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini i ka bërë jehonë duke i konsideruar historike përmes një postimi në Twitter"Katër marrëveshje janë nënshkruan në fund të një ditë të gjatë mes Kosovës dhe Serbisë", shkroi Mogherini.Marrëveshjet u konfirmuan edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se ato janë përputhshmëri me Kushtetutën, me ligjin, dhe me standardet evropiane".Pala serbe kërkonte që Asociacioni të jetë me karakter ekzekutiv, por kjo nuk është pranuar as nga pala kosovare e as nga ajo ndërkombëtare. Tashmë marrëveshja sanksionon që Asociacioni do të jetë një OJQ, përmes të cilës komunat serbe do të bashkëpunojnë mes tyre, ashtu siç është Asociacioni aktual i Komunave në Kosovë.Ndërkaq, në një reagim për mediat kosovare Thaci ka thënë se këto 4 marrëveshje Serbia ka njohur Kosovën dhe ka dështuar në krijimin e republikave serbska në territorin e saj. Suksesi i bisedimeve dhe rëndësia e marrëveshjeve është vlerësuar edhe nga përfaqësuesit e delegacionit serb në Bruksel./Oranews.tv/