Kisha e Shën Athanasit, Banorët: Rezistencë me trup kundra prishjes së saj

Rreth 50 banorë të Dhërmiut, tashmë pjesë administrative e Himarës qëndruan sot prej orëve të paradites në ambientet e objektit që shërben si kishë për fshatin, duke dalë në mbrojtje të saj.Edhe pse INUV sot nuk ndërhyri banorët kanë paralajmëruar se nuk do të largohen edhe nëse ndërhyn INUV për prishjen e kishës së "Shën Athanasit", duke shtuar se e kanë ndërtuar vet në rrënojat e kishës së vjetër të shëmbur në vitin 1973.Ndërkohë prifti ortodoks Thimio Bixhilli e cilësoi kaprico të kryebashkiakut  të Himarës njoftimin për prishjen e kishës. Ai shton se Goro duhet ti marrë leje kishës autoqefale për prishjen e kishës së "Shën Athanasit".Nën rrënojat e kishës, në vitin 1694 është varrosur Nil Katalani, murgu bazilian që u vesh në manastirin e famshëm të Grotaferrates në Romë.  Ai u varros brenda Sancta Sanctorum.[caption id="attachment_566899" align="alignnone" width="639"]kisha dhermi3 Banoret e Dhermiut per te mbrojtur Kishen e Shen Athanasit nga prishja[/caption][caption id="attachment_566900" align="alignnone" width="640"]kisha dhermi2 Banoret e Dhermiut per te mbrojtur Kishen e Shen Athanasit nga prishja[/caption][caption id="attachment_566901" align="alignnone" width="640"]kisha dhermi1 Banoret e Dhermiut per te mbrojtur Kishen e Shen Athanasit nga prishja[/caption]