Vlorë, lirohen hapësirat publike, gjoba e konfiskime kundravajtësve

Pas Tiranës edhe në Vlorë,  Policia Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve nisi aksionin për lirimin e hapësirave publike në bulevardin kryesor,  për të vijuar më tej në të gjithë qytetin.Kreu i Policisë Bashkiake, Shpëtim Abedini shpjegoi se po largohen tavolinat e lokaleve që kanë zaptuar trotuaret.Shpëtim Abedimi: "Po godasim në ato vende ku nuk i janë bindur urdhërit për heqjen e tavolinave dhe karrigeve nga hapësirat publike. Sot jemi në bulevardin Vlorë-Skelë dhe ditët në vazhdim do të vazhdojmë me akset që janë shumë problematike"Aksioni për lirimin e hapësirave publike do të shoqërohet me penalitete që nga konfiskimi i sendeve të gjetura deri te gjobat.[caption id="attachment_566875" align="alignnone" width="640"]vlore Policia ne aksion[/caption]/Oranews.tv/