"Logu i bjeshkëve", zgjidhet më e bukura e Malësisë nga trevat shqipfolëse
Qafa e Perdelecit në komunën Kelmend, magjia e Alpeve shqiptare ka mirëpritur për të 18-in vit "Logun e Bjeshkëve".Spektakli ka promovuar traditën, bukuritë e kësaj zone dhe vajzave malësore në territoret shqipfolëse brenda dhe jashtë kufirit shqiptar.Tonin Marinaj, kryetar i bashkise Koplik: “Asnjë festë në Shqipëri nuk quhet Logu i Bjeshkëve, me veshje kombëtare, gjëra që i përkasin të vjetrës por që kombinohen me të renë”.Dila Vaçaj, udhëheqëse artistike: “Unë mund të them që xhubleta është kostumi më i bukur në glob. Veshje tradicionale e krahinës sonë, që e kanë ruajtur e trashëguar nënat tona dhe ne do të vazhdojmë ta trashëgojmë brez pas brezi”Pikërisht në këtë vend, para vitit 1967 ka qenë një kishe e vogël, në oborrin e së cilës vazhdonte të oganizohej logu ku grate evidentonin bukurine e paraqitjes se tyre e burrat shkathtesinë në garat e lojra popullore. Sot ende ruhet tradita.Kurorën e më të bukurës së malësisë e fitoi 20 vjeçarja Elena Prekame me banim në Gjermani.