Albert Verria mbetet, se figurave si ai vdekja u merr të keqen
Dhjetra personalitete kanë bërë homazhe në nder të aktorit të mirënjohur shqiptar, Albert Verria, i cili u nda nga jeta dje më 17 gusht, në moshën 79 vjeçare.Të shumtë kanë qenë ata që kanë bërë statuse në Facebook duket postuar foto apo shprehje të aktorit që kanë mbetur në kujtesën e kujdto nga rolet e tij .Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shkruar se “Albert Verria mbetet, se figurave si ai vdekja u merr të keqen”
Edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e tij në këto momente të vështira familjes, kolegëve dhe të gjithë botës së artit, për ndarjen e parakohshme nga jeta të "Artistit të Popullit", Albert Verria."Aktori i madh do të na mungojë të gjithëve, por ai do të jetë përherë mes nesh me veprën e tij të madhe, me karakteret dhe personazhet e jashtëzakonshëm që krijoi. Kapedani do të jetë përherë një burim frymëzimi dhe modeli për brezat e ardhshëm të aktorëve dhe një personalitet i pazëvendësueshëm i mozaikut dhe krenarisë artistike të gjithë shqiptarëve. I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe vepra e Ti"
