Zbulohet nga arkeologët gjermanë e shqiptarë vendbanimi antik në Berat

Zbulohet një vendbanim antik në fshatin e Bistrovicës në Berat, pas kërkimeve pesë vjeçare nga një grup arkeologësh.Në vendbanimin antik të Dimalit, arkeologët shqiptarë dhe ata gjermanë kanë nxjerrë në pah strukturën e qytezës antike në zonën e Batisterit që daton nga shek.5-6 para erës sonë. Gjatë kërkimeve u zbulua porta hyrëse e qytetit që të çon drejt Apollonisë, Nekropoli i shekullit 2-3 para erës sone si dhe disa varreza.Prof.Asoc Belisa Muka:Tashmë njohim kompleksin kishtar që i përket Batisterit që datohet diku në shekullin e 5-6 të erës sonë, një moment interesant dhe i rëndësishëm për qytetin i cili të paktën që prej shekullit të parë pushon së ekzistuariChristiane Romera:Kjo është një tjegull e shekullit të tretë para erës sonë, tregues i nivelit të jetesës së asaj periudhe. zona ishte e begatë dhe e zhvilluar, interesante është arkitektura e përdorur, e cila ka një stil unik”.Gjatë germimeve janë gjetur edhe objekte të ndryshme qeramike, apo hekuri, por edhe armë e bizhuteri bronxi, çka hedh dritë mbi mënyrën e jetesës në atë periudhë.Ilir Zaloshnja, specialist dizenjimi i objekteve te arkiologjisë: “ Jeta këtu në Dimal nis shumë herët që në periudhën parahistorike por sigurisht ka ndërprerje. Dëshmi për këtë janë objektet arkeologjike”.Objektet e gjetura bashkë me dokumentacionin dhe restaurimin e tyre do të ekspozohen  si dëshmi e vlerave të vendbanimit të hershëm të Dimalit.