Dollari zbret në 123.9 lekë, ndikim në rënien e çmimit të naftës
Dollari ka pësuar rënie të fortë në tregun tonë valutor, duke u shkëmbyer sipas Bankës së Shqipërisë me 123. 9 lekë ose 1.28 lekë më pak se një ditë më parë.Monedha amerikane ka prekur kështu nivelin më të ulët që nga janari i këtij viti.Dobësimi i dollarit është pasojë e ecurisë së bursave ndërkombëtare, ku pësoi rënie pas të dhënave zhgënjyese për Kinën, si dhe pritshmërive që në shtator nuk do të ketë një rritje të normave nga Rezervat Federale në SHBA, sinjal ky se rimëkëmbja ekonomike po ngadalësohet.
Në bursa, euro u forcua me 0.38% duke u reflektuar në tregun shqiptar me një rënie të ndjeshme të dollarit.Dobësimi i monedhës amerikane është një faktor shpresëdhënës për një ulje të çmimit të naftës, që në bursa kuotohet në dollar. Nafta europiane, që shërben si referencë për tregun shqiptar, ka zbritur në 46 dollarë për fuçi, duke pësuar rënie të vazhdueshme për disa javë rradhazi. Por kjo ulje ende nuk është reflektuar në tregun shqiptar të karburanteve, ku nafta tregtohet aktualisht në nivelin e 180-188 lekë për litër, afër niveleve rekord të arritura në janar 2014, kur nafta në bursa ishte afër 120 dollarëve për fuçi. Kompanitë e karburanteve kanë parlajmëruar se ulja e cmimeve pritet të nisë gjatë shtatorit./Oranews.tv/