Basha: Gropën 160 mln $ e quan sukses, krihet para pasqyrës së propagandës

Kryetari i PD, Lulzim Basha edhe njëherë ka përsëritur akuzat për kryeministrin Rama se është ai shkaktari i problemeve ekonomiko sociale në vend.Pas një deklaratë publike të një ditë më parë, kryedemokrati Basha nëpërmjet rrjetit social FB shkruan se Ramës nuk i bëhet vonë për qytetarët të cilët sipas Bashës po bërballen me shumë vëshitrësi."Vetëm një njeri që ka humbur cdo lidhje me realitetin ka kurajon që gropën 160 milionë dollarëshe në dogana dhe tatime ta quajë sukses të transformimit ekonomik. Ekonomia lëngon, cmimi i naftës kap majat, shqiptarët shtrëngojnë rripin, refugjatët vërshojnë drejt Europës, por Edi Rama krihet para pasqyrës së propagandës. Kryepërgjegjësi krihet sepse nuk ka ndjeshmërinë më të vogël për ankthin e mijëra familjeve që luftojnë përditë betejën për bukën e gojës. Sepse nuk ja ndjen për fatin e qindra mijëra të papunëve që kanë dalë në mes të rrugëve prej taksave dhe cmimeve të larta. Sepse nuk i bëhet vonë për dhjetëra mijë shqiptarë që kanë marrë rrugët e kurbetit qëkur ky mori frenat e pushtetit.Nuk i kupton e as nuk do ti kuptojë hallet e njerëzve; nuk i hynë në sy listat e shtuara në dyqane, dhe sofrat e boshatisura të familjeve shqiptare. Sepse ai vetë është në krye të një sofre tjetër, tog me kontrabandistët e naftës dhe cigareve, tog me klanet kriminale të Bushëve dhe Roshëve me shokë.Ndaj nuk ka asnjë plan, nuk ka asnjë zgjidhje, por vetëm kërbac për të pamundurit, kulac për klientelën dhe corbën e prishur të propagandës që nuk ja gëlltit më askush", shkruan Basha ne FB.lulzim bashaaa