"Të ndajmë shtëpinë me refugjatët", berlinezët hapin dyert

Gatuajnë bashkë, drekojnë bashkë, ndajnë kujtimet e historitë e jetës bashkë, mësojnë nga njëri-tjetri. Ky është integrimi që skema pilote "të ndajmë shtëpinë me refugjatët" në Berlin synon të krijojë. Në një lagje të Berlinit, që nga data 1 korrik, emigrantët e huaj dhe gjermanët, ndajnë një shtëpi. Banorët vendas kanë pranuar të strehojnë përkohësisht emigrantët ilegalë nga Siria, palestina, Somalia, Afganistani dhe Kroacia.Ndonëse kanë shtëpi të vogla, me një apo dy dhoma gjumi apo me një tualet të vogël, banorët e kësaj lagjeje kanë vendosur të ndajnë gjithcka bashkë, sic është rasti i një familjeje që ka mirëpritur në shtëpi një cift kroat me fëmijët e tyre. Përvecse ndajnë gjithcka bashkë në shtëpi, ata shkojnë bashkë në kishë ndërsa banorët së shpejti kanë planifikuar të hapin edhe një qendër kafeneje për tu njohur të gjithë.Organizatorët ofrojnë gjithashtu kurse meditimi dhe një herë në javë drekojnë të gjithë bashkë në tarracën e pallatit të tyre. Synimi është që refugjatët të kenë një strehë mbi kokë deri sa të krijojnë lidhjet e tyre, të zënë miq, të gjejnë një vend pune në pritje të përgjigjes për azil. Eyad Ibrahim Agha është nga qyteti Homs i Sirisë. Ai është arratisur duke kërkuar azil në gjermani bashkë me 200 burra gra e fëmijë, me varkë nga Egjipit drejt Greqisë, për të kaluar më pas për në Gjermani. Prej një viti ai jeton në këtë lagje të Berlinit dhe e konsideron këtë projekt një mundësi të madhe për të."Këtu kam një shans të madh të bashkëveproj me njerzit, të njoh shoqërinë gjermane, të kem miq. Kam një strehë mbi kokë dhe mendoj se të gjithë refugjatëve duhet ti ofrohet një mundësi e tillë, edhe pse jo të gjithë e kanë një fat si unë".Edhe banorët vetë thonë se e kanë patur të vështirë komunikimin në fillim për shkak të mos-njohjes së gjuhës së njëri tjetrit por tashmë janë bërë si një familje e madhe.Edhe bashkëpatriotët e tyre, sic është Mohammad Algahmian, e nisi udhëtimin dhe aventurën e tij në gjermani 12 muaj më parë, nga Stambolli dhe Greqia."Këtu ka një kulturë ndryshe. Unë ndaj me këta njerëz gjithcka, edhe ëndërrat e mia më të këqija, vuajtje, historinë time. është e mrekullueshme. Më pëlqen shumë kjo që po përjetoj".it.