Dade bashkëbisedim me LRI: Të rinjtë në politikë tjetërsojnë shoqërinë
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade inkurajon të rinjtë të angazhohen në politikë duke besuar në potencialin e tyre. Por thirrjet për tu përfshirë në jetën publike zonja Dade i bëri për femrat. Ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e LRI në bregdetin jonian ku prej disa ditësh po zhvillojnë kampingun veror.Arta Dade: Unë dua t’ju inkurajoj, që të vazhdoni në politikë, në mënyrë të veçantë dua t’i inkurajoj gratë dhe vajzat e reja. Padyshim angazhimi im në politik nuk do të kishte asnjë kuptim nëse unë nuk do të shikoja me kënaqësi se sa shumë ne jemi bërë. Por përsëri ka akoma shumë për të bërë për të shumëzuar veten tonë.Për forumet rinore të së majtës zonja Dade beson se ato janë të integruara dhe në përputhje me axhendat rinore dhe europiane.Arta Dade: Besoj shumë që të dy forumet që përfaqësojnë alternativën social-demokratike, jam i bindur që kjo alternativë ne do të na çojë në Europë.Me nota vlerësuese Arta Dade ka folur për kreun e LSI, Ilir Meta për kontributin e dhënë për të majtën si një politikan i spikatur në dekadat e pluralizmit.