Fier e Korçë rritet numri i bizneseve për regjistrim në QKR, ka rënie në Vlorë

Orët e gjata të pritjes në zyrat e QKR në Fier nuk mjaftojnë për të regjistruar biznesin, ndaj shumë qytetarëve u duhen edhe ditë për ta përfudnuar këtë proces.Të lodhur nga pritja biznesmenët fierakë thonë për Ora News se duhen shtuar sportelet për të përballuar fluksin.Vëzhgimi i Ora News në Korcë tregon se numri i bizneseve të vogla dhe te mesme që duan të regjistrohen ka ardhur në rritje sidomos në dy muajt e fundit.Ndërsa në Vlorë regjistrimi i biznesit ecën në kah të kundër. Ndërsa në rrethet e tjera rritet fluksi i bizneseve për tu regjistruar në Vlorë ky numër shënon ulje.Ky qytet pak kohë më parë ishte epiqendra e një aksioni të fuqishëm tatimor që u shoqëruar me vëndosjen e mbi 100 milionë lekëve gjobë deri sekeustrim të mallit.