Korriku, muaji më i nxehtë i 2015-s

Korriku ka qënë muaji më i nxehtë i të gjithë vitit në mbarë botën, në çdo ditë të tij, duke shënuar edhe temperatura rekord.Raporti publikohet nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetem pak kohë përpara se liderët botërorë të nënshkruajnë marrëveshjen klimaterike në Paris.Sipas kësaj qëndre, në muajin korrik, në mbi 10 shtete, kryesisht Arabinë saudite dhe Lindjen e Mesme, temperaturat shënuan rritje rekord, duke i kaluar të 60 gradë celcius por edhe temperature globale e oqeaneve shënoi një rekord të ri. Temperaturat e korrikut në mbarë botën nuk ishin parë në këto nivele që prej verës së vitit 1880, ku në Gjermani temperaturat arritën në pothuajse 62 gradë.7 muajt e parë të vitit, nga janari në korrik ishin gjithashtu më të ngrohtat e 20 viteve të fundit, me temperaturat minimale mesatarisht 1-2 gradë celcius.ky është një rekord i ri i paparashikuar më herët ndërsa 2014-ta u shpall edhe nga agjencia hapësinore NASA si viti më i nxehtë mbi tokë, një fakt ky që u përdor nga Shtëpia e Bardhë dhe Kombet e Bashkuara si një fakt i qartë për të ndërmarrë një aksion të menjëhershëm për tu përballur me ndryshimet klimaterike.Një nga qëllimet e bisedimeve nga ana e Kombeve të Bashkuara është të ndalojnë rritjen e temperaturës në shkallë globi, përndryshe sipas shkencëtarëve bota do të përballet me përmbytje gjithnjë e më të mëdha, thatësirë, stuhi dhe nivel gjithnjë e në rritje të deteve e oqeaneve. Në fillim të muajit gusht, administrate Obama zbuloi "Planin Patsrues", që do të jetë në qendër të strategjisë për ndryshimet klimaterike, që synon të reduktojë emetimet e karbonit nga termocentralet. Shtetet e bashkuara duan të kenë rolin drejtues në arritjen e marrëveshjes për ndryshimet klimaterike, në samitin që do të mbahet në Paris në muajin dhjetor./Oranews.tv/