Turqia në zgjedhje të parakohshme

Turqia do të shkojë edhe nje herë ne zgjedhje , pasi partia e drejtuar nga Erdogan nuk arriti të siguronte një koalicion qeverisës që do të dispononte numrin e duhur në parlament për të votëbesuar qeverinë e re.Me shumë gjasa zgjedhjet e ardhsme do të mbahen më datë 1 nëntor. Në fakt kjo ishte një zgjidhje e paralajmëruar nga vetë presidenti Erdogan o cili deklaroi para dy ditësh se do të duhet vullneti i popullit për ti dhene fund ngërçit politikMë herët kryeminstri Ahmed Dautoglu ndali përpjekjet e tij per te formuar një koalicion qeverisës, pasi dështimit te bisedimeve disa javore, duke dhënë sinjalet e para për zgjedhje të reja në TurqiKryeminstri turk u përpoq të formonte një mini-koalicion që në momentin kur partia e tij AKP nuk siguroi votat e nevojshme për të formuar qeverinë.Zëdhënesi i kësaj partie Besi Atalay deklaroi se do te mbahet nëj kongres më 12 shtator për te percaktuar strategjinë që do të ndiqet në zgjedhjet e rejaMë herët kryeminstri Davutoglu i dorëzoi mandatin e tij presidentit Erdogan.Kjo është hera e parë që Turqia përballet me një situatë kaq delikate politike që nga viti 1990, dhe kjo ka sjellë edhe pasoja ekonomike ku lira së fundmi ka humbur 20 % te forcës së saj kundrejt dollarit. Teorikisht presidenti Erdogan mund ti kërkojë Partisë Republikane formimin e qeverisë, por kjo parti ka shprehur shumë pak vullnet per te bashkëpunuar me AKP.