Shirat e ditëve të fundit, Shëngjini u pushtua nga mbetjet urbane
Shiu i rrëmbyeshëm i rënë ditet e fundit nuk ka kaluar pa probleme për zonen bregdetare të Shëngjinit. Deti solli në breg jo pak mbeturina, ndërsa ato urbane u përhapen nga era dhe vershimi i ujit.Situata e krijuar nuk i përshtatej sezonit me fluksin e pushuesve që vijon të jetë i lartë, ndaj ndërhyrja ishte e domosdoshme. Punonjesit e shërbimëve në njesinë administrative të Shëngjinit u angazhuan menjëherë për pastrimin e mbetjeve urbane, gjatë 24-orëve. Reagimi i shpejtë vjen si nje domosdoshmeri dhe i paraprin premtimit të administratorit të Shëngjinit Tonin Uldedaj, i cili deklaroi pak ditë më parë ndërsa merrte detyren se kjo zone turistike do të kishte vëmendje maksimale dhe se shërbimet do te ishin në funksion dhe dobi të pushuesve.Gjergj Gjoni, përgjegjës i shërbimëve në njesinë administrative të Shëngjinit ka bërë të ditur se kushtet ndaj pushuesve do të jenë maksimale dhe se çdo mbetje do te largohet në një kohë fare të shkurter.Çdo situatë do të përballohet në kohë të shpejtë që pushuesve tu krijohen kushte optimale në bregdetin e Shëngjinit, ndaj për administratorin e kësaj zone turistike Uldedaj gadishmeria do të jetë gjatë 24-orëve, në mënyrë që pjesa e mbetur e sezonit të zgjasë akoma më shumë se vitet e shkuara.