tabaku per informalitetin
Pas kërkesës së biznesit është opozita, e cila në shtator kur pritet të diksutohet paketa fiskale do të ndërmarrë nismën ligjore për rikthimin e taksës së sheshtë.Deputetja Jorida Tabaku tha se vetëm ndryshimi i sistemit fiskal sjell formalizim të ekonomisë.Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë prej 9% do të sjellë pikërisht së pari uljen e informalitetit dhe së dyti, e pranuar nga të gjithë tashmë nga FMN, biznesi , nga të gjithë partnerët ndërkombëtare do të sjellë ato konkurueshmëri të munguar që sot shoqëria nuk e ka në rajon.Zonja Tabaku pranon se informaliteti ka qenë problem edhe në qeverisjen e demokratëve, por sipas saj vendosja e taksës progressive përkeqësoi me rritme të shpejta situatën.Jorida Tabaku: Pas 2013 informaliteti ka marrë shifra të jashtëzakonshme dhe është bërë një fenomen i përhapur që po diskutohet tani si një normalitet, ndërkohë që nuk duhet të ishte kjo. Efekti i taksës progressive i menjëhershëm dhe i parë është pikërisht ky; rritja e informalitetit.Opozita është në krahun e mazhorancës kur flitet për vendosjen e ligjshmërisë, por deputetja tabaku u shpreh mjaft skeptike për aksionin e qeverisë kunder informalitetit duke theksuar se në dy vjet aksione të tilla janë parë të dështojnë.