Veliaj: Në Farkë do ndërtohet terminali i autobusave për juglindjen
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar administratorin e Farkës dhe ka garnatuar realizimin e një sërë projektesh madhore në këtë zonë. Bashkia do të ndërtojë terminalin lindor të autobusëve në Farkë me qëllim disiplinimin e trafikut dhe uljen e ndotjes.Në Farkë, do të ndërtohet terminali lindor për automjetet që vijnë nga Pogradeci, Korça dhe veriu i Greqisë me qëllim shmangien e trafikut të Tiranës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se me këtë disiplinim të trafiku do të ulet dhe ndotja pasi Tirana vijon të ketë një ndotje 3 herë mbi normat e lejuara të BE. Erion Veliaj: Është një mënyrë se si ne disiplinojmë trafikun në Tiranë dhe se si shmangim skenat e shëmtuara që shkaktojnë trafik dhe ndotje në qytetin e Tiranes ku cdo furgon dhe autobus i shkakton ja pak stres Tiranës.Kryebashkiaku inspektoi punimet për Liqenin e Farkës për të cilin ka dhënë garancinë se ky liqen do të jetë njëri nga 5 parqet e Tiranës.Erion Veliaj: Parku i Liqenit të Farkës plotëson premtimin dhe angazhimin tonë për 5 parqet e Tiranës: parkun e Vaqarrit, Kasharit, liqenit të Tiranës, parkun e Dajtit dhe tani të FarkësDeklaratat Veliaj i bëri nga farka pasi prezantoi Admir Abrijën si administrator të kësaj njësie.