Sigurimi i mjeteve, kush ka bërë aksident paguan më shumë

Sigurimi i automjeteve do të ndryshojë. Tarifa që do të paguajë cdo kush, do të jetë në bazë të historikut të drejtuesit të mjetit. E thënë ndryshe, kush ka bërë aksidente do të paguajë më shumë dhe anasjelltas. Është ky thelbi i ligjit të ri të sigurimit të  automjeteve që pritet të diskutohet në komisionet parlamentare në sesionin e vjeshtësSigurimi i detyruar i automjeteve nuk do të jetë më fiks, por do të ndryshojë në bazë të historikut të drejtuesit të mjetit, ashtu sic ndodh edhe në vendet e tjera. E thënë ndryshe, kush ka bërë aksidente do të paguajë më shumë dhe  anjasjelltas. Është ky thelbi i projektligjit të ri për sigurimin e detyrueshëm motorik, i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që pritet  të diskutohet në komisionet parlamentare në sesionin e vjeshtës.Pajtim Melani: Për personat që kanë një historik të mirë të paguajnë një siguracion vjetor më të ulët dhe ata që kanë një historik me dëme, pra që kanë shkaktuarr dëme qoftë në njerëz apo në mjete të paguajnë një detyrim më të madh. Duhet që kjo të jetë e detyrueshme me ligj dhe ligji do të jetë i qartë, për një shoqëri që nuk do ta zbatonte këtë klauzolë mund të conte në revokimin e licencës, spese nëse njëra nga shoqëritë nuk do ta zbatonte, të gjithë ata persona që kanë kryer aksidentet të cilëve do ti rëndohet pagesa për siguracionin e mjetit do të shkonin drejt kësaj shoqërie.Por në ligjin e ri të sigurimit të autommjeteve janë parashikuar edhe ndryshime të tjera.Pajtim Melani: Një ndryshim tjetër është mënyra e trajtimit të dëmeve për të synuar që pala e dëmtuar të jetë ajo që përfiton shumicën e dëmshpërblimit dhe jo e mbrojtësit ligjor. Mendojmë që të vendosim një tavan për mbrojtësit ligjorë që të jetë jo më shumë se 5% dhe 95% e dëmit ti shkojë palës së dëmtuar. Gjithashtu duhet vendoset sistemi banakr i detyrueshëm në mënyrë që të shmangim informalitetin. Për dëme në vlerë të vogël duhet që brenda 14 ditësh të shlyhet nga shoqëritë e sigurimit. një ndryshim tjetër është që trajtimi i të dëmtuarit dhe shoqërisë të bëhët fillimisht për të gjetur një zgjidhje përpara se ti cohet gjykatës.Drafti pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Ndërkohë që AMF ka gati bazën e të dhënave për historikun e të gjithë drejtuesve të mjeteve, mbi të cilën do të zbatohet edhe ligji i ri.