Çiftit të moshuar u ndërpriten dritat, 75-vjeçarja me burrin e paralizuar dalin debitorë 800 mijë lekë

Jeton me 9 mijë lekë të reja në muaj së bashku me bashkëshortin e paralizuar, por prej 2 ditësh 75 vjeçares Hajrije Hebaj i duhet të mbajë edhe barrën e mungesës së energjisë elektrike, duke ja kthyer jetesën si në periudhën e mesjetës.Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike i ka ndërprerë kësaj familje dritat në fshatin Boriç i Madh të rrethit Malësi e Madhe, duke e nxjerrë debitore në shumën 8 milion lekë të vjetra. E moshuara thotë se me këto kushte në të cilat jeton nuk e di si e ka harxhuar këtë shumë, ndërsa deri pak muaj më parë ajo ka paguar rregullisht faturat. Apeli i saj ndaj shtetit shqiptar shkon për ndihmë, pasi jetesa në të tilla kushte dhe me bashkëshortin e paralizuar është e pamundur për të.Hajrije Hebaj, kryefamiljare: I kam paguar, por kur i rritën kuotat me 60-70 mijë lekë në muaj...ku ti marr unë me 90 mije leke pension në muaj. Më thanë ke 8 mln lekë për të paguar. Kush i shfrytëzoj 8 mln lekë këtu në këtë shtëpi. Kemi nevojë të na ndihmojnë dhe jo të na heqin dritet, eshte krimi i madh ky.Errësira ka veshur banesën e familjes Hebaj, ndërsa e moshuara sapo ne largohemi shpejton të mbyllë portën për të kaluar një tjetër natë nën dritën e vetme, asaj të qirinjve që ndriçojnë këtë kullë të vjetër.[caption id="attachment_565423" align="alignnone" width="640"]shkoder familja pa drita5 Ne foto: Shtepia e ciftit te moshuar ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_565425" align="alignnone" width="640"]shkoder familja pa drita4 Ne foto: Cifti i moshuar ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_565426" align="alignnone" width="640"]shkoder familja pa drita3 Ne foto: Shtepia e ciftit te moshuar ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_565427" align="alignnone" width="640"]shkoder familja pa drita2 Ne foto: Shtepia e ciftit te moshuar ne Shkoder[/caption]shkoder familja pa drita1