Shifrat e QKR-së: Korrik- gusht mbi 3900 biznese të regjistruara
Dyfishohet numri i bizneseve që regjistrohen pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Drejtorja e këtij institucioni Vasilika Vjero ka paralajmëruar bizneset se do ti kushtojë më shumë nëse nuk regjistrohen. Nga janari deri në gusht janë regjistruar 12 mijë e 697 biznese- tha Vjero.Gjatë muajit periudhës korrik -gusht numërohen rreth 3.982 biznese të regjistruara.Për të përballuar fluksin e krijuar në zyrat e QKR drejtoresha e këtij institucioni njoftoi se do të punohet me orare të zgjatura.Në total në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit janë të regjistruara 169.528 biznese që kanë aktivitet të përhershëm. Gjatë 2014 janë regjistruar 40% më shumë se viti 2013. Në këto regjistrime 85% e përbëjnë sipërmarrjet e vogla .Vasilika Vjero: "Pas lajmërimit të dhënë nga qeveria shqiptare për një informacion të gjerë kundër informalitetit duke nisur nga shtatori, dua të përsëris apelin për formalizim përmes regjistrimit të të gjithë atyre që nuk e kanë bërë ende. Bizneset mund të formalizohen duke u regjistruar drejtpërsëdrejti në të gjitha sportelet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ku po punohet me orare të zgjatura por edhe mund të kryejnë aplikimin elektronik të regjistrimit nërpërmjet portalit qeveritar E-Albania. Ndërkohë dua të ndaj një informacion të përmbledhur për publikun me vetë dijen e plotë se formalizimi i biznesit përmes regjistrimit dhe dorëzimit të kuponit fiskal tek çdo blerës për çdo mall, do të thotë më shumë të ardhura për investimet publike, mundësi reale për rritje rrogash, mundësi e re për ulje taksash. Sot, në total QKR-ja ka të regjistruara rreht 169 mijë biznese aktive. Gjatë vitit 2014 janë regjistruar 16, 731 biznese ose 40% më shumë se sa 2013-a. Në këto regjistrime 85% e përbëjnë sipërmarrjet e vogla që kanë sjellë më shumë vetëpunësim dhe punësim real. Gjatë vitit 2014 është shënuar një rritje me 29% e prezencës së kompanive të huaja krahasuar me vitin 2013. Për periudhën janar-gusht 2015 janë regjistruar 12,800 biznese të reja çka e çon në mbi 30 mijë biznese më shumë në raport me vitin 2013. Risia inkurajuese e këtij viti është se gjatë periudhës korrik-gusht ka pasur dhe vazhdon të ketë një numër të madh regjistrimesh të reja dhe kërkesash për regjistrim. Janë rreth 3,982 ose dy herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo do të thotë se përveç bizneseve që krijohen rishtazi kemi të bëjmë dhe me shenjat e para të daljes nga zona gri e informalitetit të bizneseve të cilët nuk janë regjistruar prej më shumë se 1 viti. Apeli ynë është: regjistrohuni, formalizohuni, pajisuni me kasa fiskale dhe mos shisni pa kupona fiskalë. Operacioni i gjerë që do të zhvillohet kundër informalitetit mund t’ju kushtojë më shumë si në terma financiarë, ashtu dhe në terma ligjorë, të gjithë atyre që mendojnë se mund të fitojnë më shumë duke qëndruar jashtë barrierave të ligjit".