Amnesty International: Policia maqedonase me emigrantët po sillet si me kryengritës

Mijëra refugjat, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku po përballen me një rrezik serioz nga dhuna pasi që pushtetarët maqedonas nga e dita e enjte vendosën që ta vulosin kufirin jugor duke krijuar një zonë të krizës në krizën globale të refugjatëve, thuhet në njoftimin e sotëm të Amnesty International, shkruan Zhurnal.Prej atje thuan se organizata ka pranuar raporte shqetësuese nga terreni se njësitë anti-terroriste të policisë të vendosura në kufi kanë përdorur dhunë ndaj emigrantëve me qëllim që t`i pengojnë për ta kaluar kufirin. Amnesty ka vërejte edhe për barrikadat që në mënyrë shtesë e rëndojnë futjen në Maqedoni.“Secili vend ka të drejt që të patrulloj në kufijtë e saj, por kjo formë e përgjigjes ushtarake është i papranueshëm dhe nuk është në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare. Pushtetarët maqedonas po sillen sikur të përballen me kryengritës dhe demonstrues, dhe jo me refugjat nga zonat e konfliktit”, deklaroi Gauri Vank Gulik, zëvendës drejtor i Amnesty International për Evropë.