Itali, janë 30 804 biznese të regjistruar nga emigrantët shqiptarë
Edhe pse kriza ekonomike në Itali vazhdon të shënoj cdo ditë efektet e saj negative, sipërmarrjet e krijuara e të drejtuara nga emigrantët janë cdo vit e në rritje.Dhoma e Tregtisë Italiane ka publikuar së fundmi statistikat mbi aktivitetin e sipërmarrjeve të regjistruara deri më 30 qershor të 2015.Ndër 6 milionë e 45 771 sipërmarrje ekzistuese në Itali rreth 540 mijë zotërohen nga emigrantë. Në krahasim me viti 2012 numri i tyre është rritur me 18.6%, apo ekzaktësisht me rreth 86 mijë aktivitete tregtare më shumë.Deri më 30 qershor të 2015 në Itali rezultojnë të regjistruara rreth 30 804 biznese të krijuara nga emigrantë shqiptarë. Në klasifikimin e përgjithshëm sipërmarrësit shqiptarë renditen në vendin e katërt pas kolegëve të tyre marokenë, kinez e rumunë.Aktiviteti kryesor i bizneseve të hapura nga emigrantët shqiptarë në Itali është kryesisht sektori i ndërtimit, duke u renditur në vendin e dytë pas sipërmarrësve emigrantë rumune me rreth 23 084 sipërmarrje të regjistruara. Prej tyre 19 848 kryejnë aktivitet në punime ndërtimore të specializuara.Në sektorin e manifakturës sipërmarrjet e emigrantëve shqiptarë renditen në vendin e pestë me rreth 1159 aktivitete të regjistruara, pas sipërmarrësve emigrantë nga Kina, Rumania, Marok e Zvicrër.Sipërmarrjet e hapura nga emigrantët në Itali kontribuojnë me rreth 8.9% në nivelin e prodhimit kombëtar.Presidenti i Dhomës së Tregitsë Italiane Ivan Lo Bello duke komentuar rezultatet e këtyre statistikave ka komentuar se "rruga e sipërmarrjes konfirmohet një nga mënyrat më të mira me të cilat emigrantët në Itali mund të integrohen plotësisht me sistemin tonë ekonomik e social."