Xhafaj: Duhet më shumë përgjegjmëri, çështjet zgjidhen sy më sy e jo me komente
Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj adreson rezerva ndaj mënyrës së bashkëpunimit të dy liderëve të koalicionit qeveritar Edi Rama dhe Ilir Meta.Si rrallë herë nga kampi socialist vjen një këshillë dhe apel nga një nga figurat kryesore të PS i cili u kërkon dy bashkëkryetarëve bashkëpunim duke pranuar në këtë mënyrë se kjo gjë mes tyre po çalon.Pyetjes së gazetares së Ora News: A ka një përplasje në raportet PS- LSI? Eshtë folur e debatuar shumë për një përçarje në koalicion?Xhafaj iu përgjigj: Në vlerësimin tim nuk do mendoja se flitet për një përcarje por më duhet ta them se ka nevojë më shumë përgjegjëmëri në këtë bashkëqeverisje në sensin e raporteve brenda koalicionit. Nuk më duket aspak serioze që shumë gjëra të trajtohen përmes deklaratave, intervistave apo facebook kur ata që janë drejtuesit politik të këtij koalicioni, nuk flas vetëm në nivel bashkëdrejtuesve por dhe të strukturave të tjerë të koalickionit përfshi grupet parlamentare të mund të ulen e të trajtojnë çështje që janë të rëndësishme për vlerat e këtij koalicioni. Nuk ka e nuk duhet të ketë diskutime anësore për njërin apo tjetrin cilindo qoftë ky, përpara çështjeve që preokupojnë realisht qytetarët, dhe që duhet të preokupojnë shumë më seriozisht maxhorancën tonë.Çështjet nuk zgjidhet me intervista por duke pare njëri tjetrin në sy e duke diskutuar hapur e me përgjegjshmëri" "Kjo maxhorancë ka përballuar gjatë këtyre dy viteve reforma të rëndësishme dhe ka mbajtur përgjegjësi të mëdha që padyshim kërkojnë dhe më shumë përgjegjmëri nga të gjithë ne që jemi pjesë e këtij koalicioni por në mënyrë të veçantë nga dy bashkëdrejtuesit e këtij koalicioni, sepse qytetarët e këtij vendi kanë adresuar shpresa të mëdha tek mënyra si do qeverisë dhe si duhet të qeverisë ky koalicion.Këto nuk i kanë adresuar tek zgjidhje parciale apo tek humoret e individëve por tek parimet e prinicipet mbi të cilat është ndërtuar e duhet të funksionojë ky koalicion i cili nuk ka sesi të mos jetë i suksesshëm, nëse mbështetet në përgjegjmërinë e të gjithë atyre që marrin pjesë veçanërisht ata që e drejtojnë këtë koalicionBesoj se përtej retorikës e humorit të gushtit mendoj se PS e LSI janë parti të një spektri politik që me më shumë përgjegjshmëri e shumë loajalitet mund të ndërtojnë një marrëdhënie shumë më të forte në interest ë qytetarëve të këtij vendi. Drejtuesit e këtij koalicioni kanë përgjegjësinë ta justifikojë këtë besim" Xhafaj sulmon Nishanin: Nuk është detyrë të japësh intervista për të intimiduar të tjerët Akuzave që presidenti Nishani se në reformën e drejtësisë janë përfshirë militantë e jo ekspertë Xhafaj u përgjigj: " E kam lexuar intervistën e presidentit. Ka një pikë që bashkohem fort me të është me rëndësi vlerat, integriteti moral e politik i personit që ulet në karrigen e presidentit. Nuk jam dakord në shumë çështje që ka trajtuar dhe gjuhën e përdorur, për më tepër nga një president dhe nuk besoj se është punë që të merrem me presidentit.As siç nuk mendoj se është punë të japësh intervista thjesht për të gjykuar apo intimiduar të tjerët. Jam këtu për të bërë detyrën time në shërbim të reformës. Do të thotë se jam këtu për të mos parë cfarë flasin e si flasin të tjerët por për të bërë detyrën time.Nëse seicili do të kishte bërë punën e tij mirë dhe do të bëjë punën e tij mirë sot jam i bindur se do kemi një sistem shumë më të mirë e të pakrahasueshëm nga ato që kemi sot. Të tjerat janë llafe. Nuk preferoj të merrem me intervistat që nuk thonë gjë por të merrem me punë konkrete."Fatmir Xhafaj,Kryetar i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, thotë se reformimi nuk mund të arrihet pa ndryshime në Kushtetutë, të cilat do të prekin edhe rolin e Presidentit të Republikës.Xhafaj: Një opozitë e përgjegjshme do i japë mbështetjen reformës në drejtësiXhafaj i kërkon edhe një herë opozitës që të japë kontributin e saj në realizimin e këtyre reformave që e afron Shqipërinë me BE, duke këmbëngulur se garanci për reformën janë ekspertët ndërkombëtarë.Pytjes për pjesëmarjen e opozitës në reformën e drejtësisë, Xhafaj u përgjigj: "Besoj se një opozitë e përgjegjshme do i japë mbështetjen gjithë këtij procesi pasi nuk është qëllim në vetvete por është një mbështetje për nevojën që kanë qytetarët për të pasur një drejtësi të pavarur dhe efikase e në shërbim të tij. Opozita ka gjithë mundësinë të luajë një rol konstruktiv. Unë shpresoj e besoj se qasja në ditët që vjen është më konstruktive tani"/Oranews.tv/