Flakët e mëdha përfshijnë zonën Tonasket, kërkohet evakuimi i banorëve

Banorët e Tonasket në Uashington janë lajmëruar për të evakuuar shtëpitë e tyre për shkak të flakëve masive të zjarrit që kanë përfshirë këtë zonë ndërsa ata që tashmë janë evakuuar nga malet Kaskade, janë të shqetësuar për pronat e tyre, që kanë mbetur tashmë në mëshirë të fatit.Sipas burimeve nga zyrtarët vendas, zjarrëfikësit po luftojnë me flakët e mëdha të zjarrit që kanë përfshirë pyjet në një sipërfaqe prej 357 metër katror.Zjarri dogji pyjet dhe dhjetëra shtëpi edhe në qytetin fqinj, Tuist, ku banorët u evakuuan që prej të mërkurës. Vetë banorët kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të shuar flakët ndërsa zjarrëfikësit kërkuan ndihmën e ushtrisë amerikane dhe ekipeve të mbërritura nga Kanadaja, ndërsa janë mobilizuar në terren ekipe edhe nga Australia dhe Zelanda e Re, që po mundohen të shuajnë zjarret nga ajri.E ndërsa situata është bërë gjithnjë e më e rrezikshme, për shkak të erërave që kanë ndihmuar në përhapjen e flakëve, presidenti amerikan barack Obama ka urdhëruar administratën e tij të konsultohet e të jetë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët lokalë dhe shtetërore, për cdo vendim që duhet marrë.