Meta e Ahmetaj presin shiritin e resortit "Santa Quaranta"

Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministri i Ekonomisë e Turzimit, Arben Ahmetaj prenë shiritin e një investimi që konsideruan të jashtëzakonshëm e që ia shton bukurinë Sarandës, resorti turistik "Santa Quaranta"Me apelin për një bashkëpunim të frytshëm në fushë ne turizmit, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se të tilla investime numri i turistëve do të njohë gjithnjë rritje në qytetin e bukur jugor të SarandësIlir Meta: Është një investim i jashtëzakonshëm që ia shton bukuritë Sarandës dhe gjithë bregdetit të Jonit, pasi ofron shërbime të standardeve më të larta për të gjithë turistët vendas dhe turistët e huaj"Ndërkaq ministri Ahmetaj e konsideroi këtë investim pioner të turizmit në SarandëArben Ahmetaj- “Investimi është shumë serioz dhe nga më seriozët sot në Shqipëri. Besoj se është kthesë për standardet dhe për atë që duhet të bëjmë në vitet që vijnë”Ndërsa Bako Halili, një prej vëllezërve, pronarë të këtij resorti turistik tha se puna e lodhshme ndër vite u shpërblye me arritjen për të operuar në fushën e turizmit.Bako Halili: “Për mua e familjen time është një ditë e shënuar, pasi pas një pune të lodhshme arritëm të operojmë në fushën e turizmit”E pranishme në përurim ishte edhe kryetarja e bashkisë së Sarandës, Florjana Koka.Në përfundim të ceremonisë në një nga mjediset e jashtme të resortit u organizua edhe një kokteil për të pranishmitmeta santa quaranta 11924761_938483649558641_6140078054970198866_n 11890961_938483599558646_1721847351997868363_n 11863495_938484196225253_1188928978661779503_n 11062651_938484129558593_3843304809964894674_n 11873428_938483922891947_8917164160796662741_n 11896054_938483829558623_7822739964244250691_n 11056550_938483756225297_8160988777974523889_n 11903708_938483706225302_2725241563933223003_n 11891099_938483682891971_6580487992142705089_n/Oranews.tv/