Dibrani në ishullin grek Kos, i vetmi që hap dyert e restorantit për refugjatët

Shaqir Xhani është 19-vjeçari nga Dibra i cili është larguar drejt Greqisë me familjen që kur ishte 2 vjeç.Prej kohësh, 19-vjeçari, emri grek i të cilit është Atis Tzanis, është pronar i një restoranti të quajtur  “Smile” në ishullin grek Kos, ku javët e fundit ka pasur trazira të mëdha për shkak të përpjekjeve të emigrantëve sirianë që kërkojnë të hyjnë në Europë për një jetë më të mirë.Revista gjermane “Der Spiegel” i ka dedikuar atij një artikull 19-vjeçarit shqiptar dhe restorantit të tij se është ndër të vetmit që i ka hapur derën emigrantëve nga Lindja e Mesme.“Që kur vura në menunë jashtë FastFood-it gjuhën arabe, restoranti im është gjithnjë plot,” thotë Shaqir Xhani.Ndërsa shumë pronarë restorantesh i refuzojnë refugjatët të futen, ai e sheh këtë situatë tepër pragmatike: “Këta janë njerëz si gjithë të tjerët që kanë nevojë të hanë”.Restoranti i Shaqirit është i vendosur në shëtitoren e plazhit, ku ndodhen tenda të shumta me refugjatë sirianë, pakistanezë, afganë e iranianë, shkruan Der Spiegel.Shpeshherë, 19-vjeçari u ka ofruar ushqim falas refugjatëve dhe u ka dhënë çadra që të flenë gjatë darkës.[caption id="attachment_565245" align="alignnone" width="640"]spiegel Artikulli i DER SPIEGEL per 19-vjecarin shqiptar[/caption]KOS/ Flüchtlinge/ Tzanis KOS/ Flüchtlinge/ Tzanis Greece Refugee Crisis