Kim Jong Un shpall "gjysmë gjendjen e luftës"
Lideri i Koresë së Veriut shpall "gjysmë gjendjen e luftës" - kështu raportohet nga Pheniani pas shkëmbimit të zjarrit që pati nëj ditë më parë mes dy Koreve.Kim Jong-un sipas agjensisë shtetërore të lajmeve në Phenian ka shpallur gjysmë gjendjen e luftës duke urdhëruar trupat e vijës së frontit që të jenë në pozicione të luftës.Lideri koreano verior ka urdhëruar trupat ushtarake që të jenë "në çdo kohë të gatshme për operacione ushtarake", ndërsa mediat vendase kanë publikuar foto të takimit të Kom Jong Un me drejtues të lartë të ushtrisë koreano-veriore.Tensionet u rritën një ditë më parë pasi Korea e Jugut dhe ajo e Veriut shkëmbyen zjarr në kufirin e tyre të fortifikuar.Korea e Jugut zbuloi një raketë të vogël e cila u lëshua drejt provincës Gyeonggi, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut për CNN.Ushtria koreano-jugore u përgjigj me një duzinë predhash në zonën nga ku Korea e Veriut lëshoi raketën e vogël. Tensionet në gadishullin Korean kanë qenë të shumta javët e fundit pasi dy ushtarë të Koresë së Jugut u plagosën rëndë nga minat tokësore në një zonë jo ushtarake.Korea e Jugut ka akuzuar atë të Veriut për vendosjen e minave, një pretendim që këta të fundit e mohojnë. Para disa ditësh Korea e Veriut paralajmeroi se do te sulmonte SHBA-ne nese ata vazhdonin te benin stervitje te perbashket ushtarake me koreano-jugoret ne Korene e Jugut.